TRAGJEDI NË RESORTIN RUS/ Droni shpërthen në plazhin plot me pushues, 7 viktima dhe rreth 40 të plagosur
Të paktën shtatë persona, mes tyre tre fëmijë, kanë humbur jetën pas shpërthimit të një droni në një plazh të mbushur me pushues në rajonin rus të Krasnodarit. Moska akuzon Ukrainën për sulmin, ndërsa Kievi nuk ka reaguar ende. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në resortin Arkhipo-Osipovka, pranë qytetit Gelendzhik, në brigjet ruse të Detit të Zi, ku një dron ka shpërthyer në zonën e një plazhi të mbushur me pushues. Sipas përditësimit të fundit të autoriteteve ruse, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, mes tyre tre fëmijë, ndërsa rreth 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një objekt fluturues mbi zonën e plazhit dhe momentin e shpërthimit pranë bregut, ndërsa pushuesit largohen me shpejtësi për...
Burimi:
ntv.al