Tragjedi në pikën kufitare të Vërmicës, humb jetën polici i Kosovës pasi u përplas nga një automjet

Tragjedi në pikën kufitare të Vërmicës, humb jetën polici i Kosovës pasi u përplas nga një automjet

Rexhep Zenel Gashi KOSOVË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Vërmicës, ku ka humbur jetën efektivi i Policisë së Kosovës, Rexhep Zenel Gashi, pasi u godit nga një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:40. Dyshohet se efektivi kishte dal për pak çaste jashtë ambienteve të punës për të marrë ajër të pastër, kur u përplas nga automjeti, duke ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se drejtuesi i mjetit është ndaluar me urdhër të prokurorit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë. Trupi i pajetë i policit...