Tragjedi në Kenia/ 15 nxënëse humbin jetën nga zjarri në një konvikt, plagosen disa të tjera

Tragjedi në Kenia/ 15 nxënëse humbin jetën nga zjarri në një konvikt, plagosen disa të tjera

Të paktën 15 nxënëse humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë me konvikt për vajza në qarkun Nakuru, në Kenia. Disa nxënëse të tjera mbetën të plagosura, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura. Sipas policisë, flakët shpërthyen gjatë natës në konviktin e ‘Akademisë së Vajzave Utumisi’. Zjarri është vënë tashmë nën kontroll, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në godinë. Mediat lokale raportojnë se zjarri nisi rreth orës 01:00 pas mesnate, sipas orës lokale. Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit dhe forcat e policisë për të shuar flakët dhe për të evakuuar nxënëset. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes tragjike. Kjo nuk është hera e parë që Kenia përballet me tragjedi të tilla në...