Tragjedi në Itali, babai përplas aksidentalisht vajzën 2-vjeçare në oborrin e shtëpisë, e mitura shqiptare ndërron jetë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së martës, më 19 maj 2026, në Bollengo të Italisë. Një vajzë shqiptare 2-vjeçare, Elodi Kullafi, ka humbur jetën në spital, pasi u përplas aksidentalisht nga makina e të atit. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, gjatë një manovre në oborrin e banesës. Babai i vogëlushes, i cili po drejtonte makinën dyshohet se nuk e ka vënë re që vajza kishte dalë nga banesa, duke i shpëtuar për pak çaste vëmendjes së nënës. Familja ishte duke u përgatitur për ta dërguar të miturën në çerdhe. Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës, por kur ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje nuk gjetën askënd, pasi prindërit e kishin nisur vetë vajzën drejt spitalit. Fatkeqësisht, e mitura kishte ndërruar jetë...
Burimi:
vizionplus.tv