Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër tregtare u merr jetën të paktën 15 personave, shumica studentë (VIDEO)

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër tregtare u merr jetën të paktën 15 personave, shumica studentë (VIDEO)

Të paktën 15 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që shpërtheu të hënën në mëngjes në një qendë tregtare në qytetin Lucknow, në veri të Indisë. Sipas autoriteteve, shumica e viktimave ishin studentë. Zjarri ra në zonën e Aliganj, në një godinë ku në katet e poshtme funksiononin një dyqan kafshësh shtëpiake dhe një klinikë veterinare, ndërsa në katet e sipërme ndodheshin një qendër studentore dhe një studio animacioni. Zëvendëskryeministri i Uttar Pradesh, Brajesh Pathak, deklaroi se 14 trupa u nxorën nga vendi i ngjarjes, ndërsa më vonë bilanci i viktimave arriti në të paktën 15 persona. Autoritetet njoftuan gjithashtu se të paktën 10 persona u shpëtuan dhe u transportuan në spital për trajtim mjekësor. At least 15 people, were killed...