Tragjedi në Holandë, humb jetën një person pasi ra nga një balonë me ajër
Një person ka humbur jetën në Holandë pasi ra nga një balonë ajrore gjatë një fluturimi mbi zonën e Zundertit, në jug të vendit. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur viktima ra në oborrin e një banese dhe humbi jetën në vend. Kryetarja e bashkisë së Zundertit konfirmoi incidentin përmes një njoftimi publik, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimës, si dhe për pilotin dhe pasagjerët e tjerë të balonës. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa hetimet janë në vijim. Pas incidentit tragjik, bashkia ka organizuar seanca mbështetëse me psikologë për banorët e zonës, të cilët u tronditën nga ngjarja.
Burimi:
vizionplus.tv