Trafik armësh dhe arratisje nga burgu, shqiptari “luftë” me policinë greke, qëlloi mbi efektivët gjatë tentativës për t’u arratisur (EMRI)

Trafik armësh dhe arratisje nga burgu, shqiptari “luftë” me policinë greke, qëlloi mbi efektivët gjatë tentativës për t’u arratisur (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të së shtunës në Mikrolimano të Athinë. Rreth orës 05.30, efektivë të stacionit të Pireut konsideruan të dyshimtë një burrë që ndodhej jashtë një dyqani në Mikrolimano dhe u përpoqën ta kontrollonin atë. Në përpjekje për t’u arratisur, i dyshuari i drejtoi armën një oficeri policie. Njëri nga oficerët e policisë u kundërpërgjigj duke përdorur armën e tij të shërbimit, duke rezultuar në plagosjen e autorit, i cili u transportua në spitalin “Attikon”. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 armë zjarri dhe 6 granata që dyshohet se i përkisnin autorit. Pas transportimit në spital, i dyshuari është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjec, nga Fieri, i njohur ne Greqi si “Titi”, person me precedentë...