Tokio/ Një person spërkat me një substancë në një qendër tregtare, sëmuren 25 persona
Të paktën 25 persona në një qendër tregtare luksoze në qendër të Tokios u ndjenë keq pasi një burrë i spërkati me një substancë, thanë të hënën zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve. Një zëdhënës i policisë në kryeqytetin japonez tha se një burrë spërkati një substancë pranë një bankomati në katin përdhes të ndërtesës dhe të paktën 25 persona, të moshës midis 20 dhe 80 vjeç, u ndjenë keq, me shumicën e tyre që shfaqnin simptoma të tilla si kollë. Rrugët përreth qendrës tregtare, e cila ndodhet në lagjen Ginza, ku ndodhen shumë dyqane të markave luksoze, janë rrethuar nga zjarrfikësit dhe ambulancat. Nëntëmbëdhjetë persona që ndiheshin keq janë dërguar në spital. “Kur u përpoqa të hyja, ajri ishte i çuditshëm dhe të gjithë përreth...
Burimi:
syri.net