Tmerr në Itali/ Banda e emigrantëve rrëmben dhe përdhunon turisten kolumbiane për 72 orë, pesë të arrestuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Itali, ku një 32-vjeçare nga Kolumbia ka denoncuar se është rrëmbyer dhe dhunuar seksualisht për tre ditë me radhë në periferi të Romës. Sipas autoriteteve italiane, gruaja kishte mbërritur në kryeqytetin italian në fillim të muajit maj. Më 19 maj, ajo ndodhej pranë stacionit hekurudhor “Termini”, ku njohu një burrë që dyshohet se e mashtroi me pretekstin e blerjes së lëndëve narkotike. Pak më vonë, 32-vjeçarja dyshohet se u rrëmbye dhe u dërgua në një ndërtesë të braktisur në zonën Tor Cervara, në lindje të Romës. Sipas dëshmisë së saj dhe hetimeve të policisë, ajo u mbajt kundër vullnetit të saj për rreth 72 orë. Gjatë kësaj kohe, gruaja pretendon se është dhunuar seksualisht në mënyrë...
Burimi:
vizionplus.tv