Tmerr në Greqi! Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Tmerr në Greqi! Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Është zbuluar një pjesë e misterit të trupit të dekompozuar, të gjetur brenda një valixheje në Kypseli, Greqi, më 18 korrik. Ajo është një grua britanike, e lindur në shkurt të vitit 1988. Ekzaminimi i ADN-së nuk përcaktoi nëse trupi i përkiste një personi të zhdukur. Autoritetet, nga hetimet e para që kanë kryer, kanë konstatuar se gruaja kishte mbërritur në Greqi përmes Qipros. Kjo u ka dhënë hetuesve një pikënisje konkrete, ndërsa oficerët e policisë greke kanë nisur mbledhjen e provave dhe informacioneve. Fillimisht, ata synojnë të verifikojnë nëse gruaja udhëtonte e shoqëruar atë ditë, gjë që pritet të konfirmohet nga kompania ajrore. Gjithashtu, po hetohet nëse ajo kishte bërë ndonjë rezervim hoteli ose kishte marrë me qira një banesë në Athinë gjatë periudhës...