Tmerr në Gjermani! Mjeku dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve
Një mjek i kujdesit paliativ në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 15 pacientëve të tij, ndërsa autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë përgjegjës për dhjetëra viktima të tjera. Gjykata në Berlin e shpalli fajtor 41-vjeçarin, i identifikuar si Johannes M., për vrasjen e 12 grave dhe tre burrave gjatë periudhës nga shtatori 2021 deri në korrik 2024. Viktimat ishin të moshës nga 25 deri në 94 vjeç dhe, ndonëse vuanin nga sëmundje të rënda, sipas gjykatës, nuk ndodheshin në prag të vdekjes. Sipas prokurorëve, mjeku u administronte pacientëve një kombinim vdekjeprurës ilaçesh pa pëlqimin e tyre gjatë vizitave në shtëpi. Në disa raste, ai dyshohet se u vuri flakën banesave të viktimave për...
Burimi:
syri.net