Tjetër goditje në zemër të ushtrisë ukrainase, Zelensky shkarkon Komandantin e Përgjithshëm
Brenda pak ditësh, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndërmarrë dy ndryshimet më të mëdha në drejtimin ushtarak të vendit që nga fillimi i pushtimit rus, duke shkarkuar fillimisht ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, dhe më pas Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralin Oleksandr Syrskyi. Syrskyi është zëvendësuar nga gjenerali Mykhailo Drapatiy, një komandant i gjeneratës së re, i cili konsiderohet më i orientuar drejt përdorimit të teknologjisë moderne, sistemeve pa pilot dhe taktikave të reja të luftimit. Shkarkimi i komandantit të ushtrisë vjen pas disa ditësh protestash në Kiev, ku qindra qytetarë kërkuan largimin e tij. Demonstruesit brohorisnin “Syrskyi jashtë”, ndërsa pak ditë më parë largimi i ministrit të Mbrojtjes kishte nxitur reagime të forta në opinionin publik. Sipas mediave ukrainase dhe britanike,...
Burimi:
ntv.al