Thirrje anti-Izrael në gjysmëfinalen e Eurovisionit, arrestohet një person

Thirrje anti-Izrael në gjysmëfinalen e Eurovisionit, arrestohet një person

Tensione dhe slogane pro Palestinës shoqëruan mbrëmjen e parë gjysmëfinale të Eurovision Song Contest 2026, ku përfaqësuesi i Izrael, Noam Bettan, performoi këngën “Michelle”. Gjatë interpretimit të artistit 28-vjeçar në skenën e festivalit në Vjenë, nga publiku u dëgjuan thirrje kundër Izraelit, mes tyre slogani “Ndaloni gjenocidin”, ndërsa një pjesë tjetër e audiencës brohoriste emrin e këngëtarit në mbështetje të tij. Sloganet u transmetuan edhe drejtpërdrejt në televizionin publik grek, ndërsa transmetuesi austriak ORF deklaroi se nuk do të ndërhynte për të heshtur reagimet e publikut ndaj konkurrentëve. Sipas raportimeve, një protestues pro-palestinez u arrestua brenda arenës gjatë shfaqjes, megjithëse autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi incidentin. Në një deklaratë pas përfundimit të spektaklit, European Broadcasting Union bëri të ditur se një person pranë...