Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke vendosur kontrolle kufitare për udhëtarët
Përplasja mes Spanjës dhe Italisë për çështjen e emigracionit po merr një tjetër dimension. Madridi ka vendosur kontrollet kufitare për udhëtarët që mbërrijnë nga Italia, si kundërpërgjigje ndaj masave të ndërmarra më herët nga Roma.Kontrollet spanjolle nisën në mesnatë dhe do të jenë në fuqi për një muaj. Vendimi vjen pas kufizimeve të vendosura nga Italia, e cila pretendon se ekziston rreziku që emigrantët e mbërritur në enklavën spanjolle të Ceutës të vijojnë rrugën drejt territorit italian. Në qendër të krizës është fluksi i rreth 78 mijë emigrantëve nga Maroku drejt Ceutës, situatë që ka nxitur shqetësim në disa vende europiane. Qeveria spanjolle i ka kërkuar Romës të heqë kontrollet, por Italia ka refuzuar, duke deklaruar se masat do të mbeten në fuqi të paktën...
Burimi:
vizionplus.tv