The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

Britania e Madhe po hyn në një territor të panjohur për historinë e saj moderne. Kryeministrat vijnë dhe ikin me një ritëm që deri pak vite më parë do të dukej i paimagjinueshëm, ndërsa pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shpesh është nëse problemi qëndron te liderët apo te vetë posti që ata mbajnë. Në një analizë të publikuar nga Guardian, autori Tom Clark argumenton se vendi po përjeton një periudhë destabiliteti politik që nuk ka precedent në historinë moderne britanike. David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, Rishi Sunak dhe Keir Starmer janë vetëm emrat e një liste që është zgjatur vazhdimisht që prej referendumit për Brexit në vitin 2016. Për të kuptuar situatën aktuale, Clark kthehet pas në kohë dhe bën një krahasim me Republikën e...