“Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm kërcënim i madh për BE-në”, publikohet raporti europian për sigurinë: Alarmuese rekrutimi i të miturve, përfshirë edhe 12-vjeçarë
Një raport i fundit i Bashkimit Evropian paralajmëron se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm “paraqesin kërcënim të madh për BE-në”, duke përmendur rreziqet e rritura nga Afganistani dhe Irani, por edhe efektet negative që dalin nga lufta në Ukrainë. Niveli i kërcënimit në BE, sipas vlerësimit, “mbetet i lartë”, me “terrorizmin islamist/xhihadist” që vazhdon të jetë shqetësimi më i madh.Dokumenti prej 23-faqesh, që ka parë Radio Evropa e Lirë, është përgatitur nga Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson qeveritë e 27 vendeve anëtare të bllokut, dhe mbulon zhvillimet dhe trendët nga viti 2025. Vlerësimi paralajmëron se “përshkallëzimi” në Iran ka rritur “shqetësime shtesë, sikurse mundësia e aktivizimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve apo celulave të fjetura për të kryer sulme hakmarrëse terroriste brenda Evropës”, veçmas në...
Burimi:
top-channel.tv