“Terroristi më aktiv në botë”, Trump: Forcat amerikane dhe nigeriane vranë “numrin dy” të ISIS
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se forcat amerikane dhe ato të Nigerisë kanë vrarë një prej drejtuesve më të lartë të ISIS-it gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar në Afrikë. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se misioni i përbashkët ishte “ekzekutuar në mënyrë perfekte” për të eliminuar “terroristin më aktiv në botë”, Abu-Bilal al-Minuki. Al-Minuki ishte shpallur nga Uashingtoni si “terrorist global i veçantë” në vitin 2023. Deri tani, ushtria nigeriane nuk ka komentuar mbi operacionin. Nëse konfirmohet, vrasja e tij do të konsiderohej një tjetër goditje e rëndë për ISIS pas eliminimit të liderit të grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, në vitin 2019. I njohur edhe si Abu Bakr ibn Muhammad ibn Ali al-Mainuki, ai drejtonte celula të lidhura me...
Burimi:
vizionplus.tv