Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë zjarr në mes të turmës, 12 të plagosur

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë zjarr në mes të turmës, 12 të plagosur

Të paktën 12 persona janë plagosur, mes tyre dy në gjendje të rëndë, pas të shtënave me armë zjarri gjatë festivalit vjetor Old West End në qytetin e Toledos, në shtetin e Ohajos, SHBA. Autoritetet dyshojnë se dy persona të armatosur kanë shkëmbyer zjarr mes turmës së pjesëmarrësve. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës gjatë zhvillimit të festivalit në lagjen historike Old West End. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë momente paniku, me dhjetëra njerëz që vrapojnë për t’u larguar dhe për të gjetur strehim pas shpërthimit të të shtënave. Sipas policisë, të gjitha indiciet tregojnë se dy autorë kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit në mes të turmës. Deri më tani asnjëri prej tyre nuk është arrestuar, ndërsa hetimet janë në vijim. BREAKING:...