Terror në ajër për 220 pasagjerë që fluturonin nga Tenerife në Birmingham, piloti pëson atak në zemër

Terror në ajër për 220 pasagjerë që fluturonin nga Tenerife në Birmingham, piloti pëson atak në zemër

Një fluturim i linjës ajrore britanike Jet2, me 220 pasagjerë në bord, u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Porto të Portugalisë, pasi piloti pësoi një atak në zemër gjatë fluturimit nga Tenerife drejt Birminghamit. Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në rreth 30,000 metra lartësi, duke shkaktuar momente paniku në kabinë. Ekuipazhi i avionit reagoi menjëherë, duke kërkuar ndihmë mjekësore mes pasagjerëve, ndërsa bashkëpiloti mori kontrollin e avionit dhe nisi uljen emergjente. Dëshmitarët kanë përshkruar skena të tensionuara gjatë zbritjes së shpejtë të avionit. Një pasagjer për “The Sun” tha se shumë udhëtarë u zgjuan të tronditur nga situata, ndërsa stjuardesat po kërkonin një mjek në bord dhe fëmijët po qanin nga frika. “Ne ishim në gjumë kur filloi kaosi. Dritat u ndezën dhe ekuipazhi...