Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionin për të gjetur të mbijetuarit, pasi dy tërmete të fuqishme goditën Venezuelën pranë kryeqytetit Caracas, duke lënë pas të paktën 235 viktima dhe mbi 4,300 të plagosur. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti i parë me magnitudë 7.2 u pasua vetëm pak sekonda më vonë nga një tjetër edhe më i fuqishëm, me magnitudë 7.5. Të dy lëkundjet ishin të cekëta, me epiqendra në thellësi 20.3 dhe 10 kilometra, çka ndikoi në rritjen e nivelit të shkatërrimit. Autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa shumë persona rezultojnë ende të zhdukur. Qindra familje kanë mbetur pa strehë, ndërsa shumë banorë po kalojnë natën në rrugë nga frika e shembjes së ndërtesave të dëmtuara. Tërmetet goditën në...