Tërmet i fuqishëm në Filipine, të paktën 19 viktima/ Momenti i shembjes së ndërtesave, nxënësit bërtasin të tronditur (VIDEO)

Tërmet i fuqishëm në Filipine, të paktën 19 viktima/ Momenti i shembjes së ndërtesave, nxënësit bërtasin të tronditur (VIDEO)

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 134 të tjerë janë plagosur, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë goditi jugun e Filipineve në orët e para të mëngjesit të së hënës. Tërmeti goditi brigjet pranë qytetit General Santos në ishullin Mindanao, ndërsa Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë njoftoi se lëkundja kishte një thellësi prej 10 kilometrash, duke e bërë atë veçanërisht të fortë dhe të ndjeshëm në sipërfaqe. Pas tërmetit, disa vende të rajonit, përfshirë Filipinet, Indonezinë dhe Japoninë, lëshuan paralajmërime për cunami nga frika e valëve të mëdha detare. Megjithatë, shumica e këtyre paralajmërimeve janë hequr më vonë, pasi rreziku u vlerësua si i kufizuar. Ekipet e emergjencës janë angazhuar në zonat e prekura për të kërkuar të mbijetuar,...