Tërhiqet papritur Trump: I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi!

Tërhiqet papritur Trump: I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi!

Një ndryshim i papritur kursi ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me luftën në Iran. Media e njohur amerikane, Wall Street Journal, bën me dije se Presidenti Trump u ka thënë ndihmësve të tij se është i gatshëm t’i japë fund fushatës ushtarake amerikane kundër Iranit edhe nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet kryesisht e mbyllur. Kjo ka shumë gjasa që të zgjasë kontrollin e fortë të Teheranit mbi rrugën ujore dhe duke e lënë një operacion kompleks për ta rihapur atë për një datë të mëvonshme. Ditët e fundit, Trump dhe ndihmësit e tij vlerësuan se një mision për të hapur ngushticën do ta shtynte konfliktin përtej afatit kohor të tij prej katër deri në gjashtë javësh. Ai vendosi që SHBA-të duhet të...