Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e plotë të bazave ushtarake

Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e plotë të bazave ushtarake

Siria ka marrë kontrollin e plotë të të gjitha bazave ushtarake ku më parë ishin të vendosura forcat amerikane, duke shënuar fundin e një pranie që kishte nisur që prej vitit 2014 në kuadër të luftës kundër ISIS. Konvoji i fundit me ushtarë dhe pajisje amerikane është larguar nga baza ajrore Qasrak, në guvernatoratin verilindor të Hasakah, duke i dorëzuar kontrollin ushtrisë siriane. Autoritetet në Damask e cilësuan këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së sovranitetit të plotë në territorin e vendit. Sipas Ministrisë së Jashtme siriane, procesi i dorëzimit është kryer në koordinim me SHBA-në dhe pasqyron përpjekjet për vendosjen e një autoriteti të vetëm shtetëror, përfshirë zonat verilindore që për vite kishin qenë jashtë kontrollit të qeverisë. Nga ana tjetër,...