Tensionet tregtare SHBA-BE për tarifat, Komisioni Evropian: Do veprojmë nëse cenohet marrëveshja
Komisioni Evropian tha sot se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj një marrëdhënieje transatlantike të parashikueshme dhe të dobishme për të dyja palët ndërsa paralajmëroi se po i mban të gjitha opsionet në tryezë për të mbrojtur interesat e tij pas kërcënimeve të reja me tarifa nga presidenti i SHBA-së Donald Trump. Duke folur në konferencën për media, zëdhënësi i KE-së, Thomas Regnier tha se blloku po zbaton deklaratën e tij të përbashkët tregtare me SHBA-në që nga dita e parë dhe mbetet në koordinim të ngushtë si me Washingtonin ashtu edhe me institucionet e BE-së. “Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj një marrëdhënieje transatlantike të parashikueshme dhe të dobishme për të dyja palët, por gjithashtu kemi qenë shumë të qartë se nëse SHBA-ja...
Burimi:
javanews.al