Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e Emirateve, kërkohet armëpushim

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e Emirateve, kërkohet armëpushim

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme ruse, transmetuar nga agjencia shtetërore RIA Novosti, dy diplomatët e lartë kanë shkëmbyer mendime mbi situatën aktuale në rajonin e Gjirit Persik. Gjatë bisedës, të dy palët kanë theksuar nevojën urgjente për një armëpushim të menjëhershëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, si dhe kthimin sa më të shpejtë në tryezën e negociatave. Ky kontakt telefonik vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, ku përshkallëzimi i konfrontimit mes SHBA-së dhe Iranit ka ngritur shqetësimin ndërkombëtar për stabilitetin e Gjirit Persik – një zonë kyçe për tregtinë globale të energjisë. Rusia prej...