Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Autoriteti i ri detar iranian konfirmoi “mbylljen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të ri”, pasi  Garda Revolucionare kishte njoftuar këtë vendim gjatë natës. “Për shkak të tensioneve të shkaktuara nga agresioni i forcave amerikane në rajon dhe njoftimit të bërë mbrëmë nga forcat e armatosura iraniane, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të ri”,  deklaroi Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik në një komunikatë të publikuar në rrjetin social X. Komunikata pason një natë të tensionuar sulmesh në Lindjen e Mesme. Për të dytën natë radhazi ushtritë e SHBA dhe Iranit sulmuan objektiva në shtete të ndryshme të rajonit. Komanda Qëndrore amerikane njoftoi rreth mesnatës së të mërkurës se nisi sulme në Iran. Objektivat kryesore ishin...