Tensionet në kufirin jugor të Libanit, Hezbollah lëshon rreth 200 raketa drejt Izraelit
Gjatë fundjavës, Hezbollah ka intensifikuar sulmet ndaj Izraelit, duke përdorur rreth 200 raketa dhe disa dronë sulmues, sipas raportimeve nga mediat e huaja. Grupi libanez ka përdorur katër dronë për të goditur ushtarët izraelitë në qytetin jugor Rashaf, ndërsa raketat janë drejtuar ndaj zonave ushtarake dhe civile përgjatë kufirit verior. Ushtria izraelite nuk ka bërë ende një koment të menjëhershëm mbi këto sulme. Në përgjigje, Izraeli ka kryer tre sulme ajrore në fshatrat Tibnin, Deir Qanoun al-Nahr dhe Jouya në jug të Libanit, duke theksuar rritjen e tensioneve mes palëve, shkruan Al Jazeera. Sulmet e Hezbollah vijnë në një kohë kur armëpushimi i fundit, i zgjatur vetëm pak ditë më parë, duket se po shkelet vazhdimisht, duke rritur rrezikun e përplasjeve të reja në rajon.
Burimi:
syri.net