Tensionet në Gjirin Persik, Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit për paqe

Tensionet në Gjirin Persik, Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit për paqe

Irani fajësoi Shtetet e Bashkuara për përshkallëzimin e fundit të përleshjeve në Gjirin Persik, teksa Uashingtoni pret një përgjigje nga Teherani lidhur me propozimin më të fundit për t’i dhënë fund luftës mes tyre. Zyrtarë të lartë amerikanë, nga presidenti Donald Trump deri te sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, thanë më 8 maj se përgjigjja e Iranit ndaj një propozimi amerikan për përfundimin e konfliktit – që vjen në kohën kur po vazhdonin përpjekjet e brishta për armëpushim krahas incidenteve të reja ushtarake në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit – pritej brenda pak orësh. Por, deri më 9 maj, nuk kishte asnjë njoftim nga Teherani për përgjigjen e tij, përveç një deklarate të shkurtër ku vihej në pikëpyetje serioziteti i Uashingtonit në bisedime. “Përshkallëzimi...