Tensionet me Iranin/ Përfundon mbledhja në Shtëpinë e Bardhë, Trump ende pa vendim përfundimtar

Tensionet me Iranin/ Përfundon mbledhja në Shtëpinë e Bardhë, Trump ende pa vendim përfundimtar

Presidenti amerikan Donald Trump përfundoi takim me bashkëpunëtorët e tij të afërt mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin pa marrë një vendim përfundimtar, raportoi The New York Times. Takimi u zhvillua në sallën e menaxhimit të krizave në Shtëpia e Bardhë dhe zgjati rreth dy orë. Sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, i cili foli në kushte anonimiteti, ende nuk është arritur një vendim për një marrëveshje të re me Iranin. “Administrata beson se është afër një marrëveshjeje, por mbeten ende disa çështje në diskutim, përfshirë ngrirjen e aseteve iraniane”, tha zyrtari për NYT. Më herët, Trump kishte njoftuar se do të takohej me këshilltarët e tij në Shtëpinë e Bardhë “për të marrë vendimin përfundimtar” mbi një marrëveshje të mundshme armëpushimi me Iranin....