Tensionet e larta në Lindjen e Mesme, biznesmeni grek sfidon bllokadën, kalon naftë përmes Ngushticës së Hormuzit

Tensionet e larta në Lindjen e Mesme, biznesmeni grek sfidon bllokadën, kalon naftë përmes Ngushticës së Hormuzit

Një nga figurat më të njohura të industrisë së transportit detar, biznesmeni grek George Prokopiou, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pasi disa cisterna të kompanisë së tij kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht tensioneve të larta në rajon. Sipas mediave ndërkombëtare, të paktën pesë anije të kompanisë Dynacom Tankers, në pronësi të sipërmarrësit 79-vjeçar, kanë kaluar në këtë korridor strategjik detar, nga ku kalon rreth 20% e naftës së tregtuar në botë. Për të realizuar këto udhëtime me rrezik të lartë, cisternat kanë marrë masa të shtuara sigurie. Në bord ndodhen roje të armatosura, ndërsa në disa raste janë fikur edhe transponderët që tregojnë pozicionin e anijes. Megjithatë, misionet konsiderohen shumë të rrezikshme për ekuipazhin, pasi ushtria iraniane ka sulmuar më parë mjete detare në...