Tension në Gjirin Persik, Irani paralajmëron SHBA-në: Do të sulmojmë nëse përpiqeni të hyni në Ngushticën e Hormuzit
Irani ka paralajmëruar se do të ndërmarrë sulme ndaj forcave amerikane nëse ato përpiqen të hyjnë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës. Deklarata vjen pas njoftimit të Donald Trump për një operacion që synon të sigurojë kalimin e anijeve në këtë zonë strategjike. Sipas gjeneralit Ali Abdollahi, çdo forcë e armatosur e huaj që afrohet apo hyn në ngushticë do të konsiderohet objektiv, “veçanërisht ushtria agresive amerikane”. Ai theksoi se Irani e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e forcave të tij dhe çdo kalim duhet të koordinohet me autoritetet iraniane. Nga ana tjetër, ushtria amerikane ka bërë të ditur se operacioni i saj do...
Burimi:
top-channel.tv