Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ku ka propozuar për një datë armëpushimi me Ukrainën. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov, sipas mediave shtetërore ruse. Sipas Ushakov, gjatë telefonatës me homologun amerikan, lideri rus ka shprehur gatishmërinë për të shpallur një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë me rastin e festimeve të “Ditës së Fitores”, e cila në Rusi shënohet më 9 maj. Biseda, e cila ka zgjatur rreth 1.5 orë, raportohet se është përqendruar në luftën Rusi–Ukrainë, përpjekjet për paqe dhe situatën në Lindjen e Mesme. Edhe pse ka refuzuar një armëpushim të plotë dhe pa kushte, Putin ka propozuar disa herë armëpushime të përkohshme dhe të kufizuara gjatë luftës së Rusisë...