Teherani: Nëse na godet SHBA, grupi Huthi do mbyllë rrugën e naftës në Detin e Kuq

Teherani: Nëse na godet SHBA, grupi Huthi do mbyllë rrugën e naftës në Detin e Kuq

Teherani i ka kërkuar rebelëve Huthi të Jemenit të jenë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq në rast se Shtetet e Bashkuara godasin infrastrukturën energjetike iraniane. Ideja është diskutuar brenda udhëheqjes së Republikës Islamike dhe mesazhi është përcjellë aleatëve të tyre Huthi, sipas dy burimeve të larta iraniane dhe një burimi rajonal që njihet me çështjen. Të tre folën në kushte anonimiteti, transmeton Reuters. Sipas Agjencisë Reuters, Huthitë janë informuar kohët e fundit për kërkesën e Teheranit, gjë që nuk është raportuar më parë. Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme se si është përcjellë mesazhi apo nëse kjo ka ndodhur pas kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump të martën për të sulmuar infrastrukturën energjetike të Iranit. Ministria e Jashtme e...