Të shtëna me armë zjarri në Johanesburg të Afrikës së Jugut, 12 viktima dhe 9 të plagosur
Të paktën 12 persona u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën në disa të shtëna me armë zjarri në një vendbanim në Johanesburgut të Afrikës së Jugut, ndërsa nisi një kërkim të gjerë për autorët. Sulmi vdekjeprurës ndodhi në zonën e Cleveland, ku një grup personash të armatosur sulmuan një vendbanim informal dhe hapën zjarr ndaj banorëve në pjesë të ndryshme të kampit. Sipas një deklarate të policisë, më shumë se dhjetë të dyshuar thuhet se kanë zbritur nga një automjet Toyota pranë një stacioni benzine në zonë. “Të dyshuarit u futën në vendbanimin nga dy hyrje të ndryshme dhe lëvizën nëpër zonë, duke hapur zjarr ndaj banorëve dhe anëtarëve të komunitetit në pika të shumta, përpara se të iknin me të njëjtin automjet”,...
Burimi:
top-channel.tv