Të punosh për familje sekrete/ Të huajat që po rrisin fëmijët e supozuar të Putinit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe partnerja e tij e supozuar, Alina Kabayeva, i kanë punësuar të paktën 20 dado të huaja, mësuese private dhe kujdestare të tjera për të ndihmuar në rritjen e dy djemve që besohet se janë bijtë e tyre. Shumica e të punësuarve janë nga shtete perëndimore, përfshirë disa shtetase të vendeve të NATO-s që janë në konflikt të thellë me Moskën për shkak të luftës në Ukrainë. Familja ka shpenzuar qindra mijëra dollarë në vit për të mbajtur punonjëse që kujdesen për fëmijët dhe ua mësojnë atyre gjuhët angleze dhe gjermane, sipas një sasie të madhe dokumentesh dhe korrespondencash të shqyrtuara nga Systema, njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë (REL). Dokumentet mbulojnë periudhën nga viti 2017 deri në...
Burimi:
opinion.al