Të paktën 11 të vdekur dhe 19 të zhdukur pas shpërthimit të zjarreve në Spanjë

Të paktën 11 të vdekur dhe 19 të zhdukur pas shpërthimit të zjarreve në Spanjë

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 19 të tjerë konsiderohen të zhdukur pas zjarreve në jug të Spanjës, tha kreu i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Juan Manuel Moreno Bonilla. “Aktualisht janë të paktën 19 persona që konsiderohen të zhdukur dhe 11 njerëz që janë konfirmuar se kanë vdekur, të cilët po udhëtonin me të njëjtën makinë”, tha ai për radion Cope, duke shtuar “mund të kemi edhe viktimën e dymbëdhjetë”. Zjarret e egra kanë shpërthyer në një fshat spanjoll, ku vdiqën 11 persona dhe në mesin e tyre, sipas autoriteteve, mund të jenë edhe katër shtetas britanikë, të cilët u dogjën teksa po udhëtonin me një makinë, teksa temperaturat e larta kanë përfshirë mbarë Evropën jugore. Rreth 400 zjarrfikës dhe trupa po luftojnë me...