‘Të njihet sovraniteti mbi Ngushticën e Hormuzit’! Trump-Iranit: E paprauneshme
Donald Trump SHBA-Presidenti Donald Trump e ka quajtur përgjigjen e Iranit ndaj një propozimi paqeje të SHBA-së "krejtësisht të papranueshme". Kundërpropozimi i Teheranit përfshinte njohjen e sovranitetit mbi Ngushticën e Hormuzit. Në një deklaratë të publikuar në kanalin e saj në Telegram, IRIB tha se plani i SHBA-ve “nënkuptonte dorëzimin e Iranit ndaj lakmisë së Trump”, ndërsa përgjigjja e Teheranit “thekson të drejtat themelore të kombit iranian”. Irani, sipas mediave iraniane, i ka dërguar përgjigjen e tij Pakistanit si ndërmjetës, duke theksuar fundin e luftës dhe sigurinë detare në Gjirin Persik. Ndërkohë po zhvillohen përpjekje intensive në rajon. Kryeministri i Katarit zhvilloi takime në Miami me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Zëvendëspresidentin JD Vance, ku tema kryesore ishte fundi i kësaj lufte. ...
Burimi:
zeri.ai