“Të mos isha unë, do ‘kalbeshe’ në burg”, Trump tërbohet me Netanyahun gjatë bisedës telefonike
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu raportohet të kenë pasur një bisedë telefonike shumë të tensionuar, pas zgjerimit të operacioneve ushtarake izraelite në Liban. Sipas gazetarit izraelit Barak Ravid, që punon për median amerikane Axios, njoftimi i Iranit se do të ndalonte negociatat me SHBA-në për shkak të veprimeve të shtetit hebre në Liban ngjalli zemërimin e Trumpit, i cili e kritikoi ashpër kryeministrin izraelit duke thënë se po e çonte vendin e tij drejt izolimit dhe po dëmtonte negociatat me Republikën Islamike. “Ti je krejtësisht jashtë kontrollit. Po të mos ishte për mua, do të ishe në burg. Po të shpëtoj lëkurën. Tani të gjithë të urrejnë. Të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj historie,”pretendohet të ketë thënë Trump....
Burimi:
javanews.al