Të gjitha me një goditje/ Trump: Po shqyrtoj një sulm masiv si kurrë më pare në Iran
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton seriozisht rifillimin e operacioneve të mëdha ushtarake kundër Iranit, duke lënë të hapur mundësinë e një sulmi që, sipas tij, do të ishte më i madh se ai i zhvilluar gjatë “Operacionit Epic Fury”. Në një intervistë për Axios, Trump tha se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por theksoi se administrata e tij është në gatishmëri. “Po shqyrtoj një sulm masiv. Më të madh se kurrë më parë. Jam afër marrjes së një vendimi. Jemi të gjithë gati për të”, u shpreh presidenti amerikan. Dy zyrtarë amerikanë, të cituar nga Axios, konfirmuan se deri më tani nuk është dhënë asnjë urdhër i ri për ushtrinë dhe nuk është marrë një vendim...
Burimi:
ntv.al