Të Gjelbrit Europianë: E ardhmja e Mbretërisë së Bashkuar qëndron në BE pas ‘dështimit’ të Brexit
Partia e Gjelbër Evropiane ka kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të shqyrtojë ribashkimin me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar Brexit si një “dështim politik dhe ekonomik”. Deklarata u miratua në një takim në Bruksel, ku përfaqësues të partive të gjelbra nga vende të ndryshme të Evropës thanë se “e ardhmja e Britanisë së Madhe qëndron në BE” dhe se vendi duhet të konsiderojë rikthimin kur të krijohen kushtet politike. Bashkëkryetarja e partisë, Vula Tsetsi, tha se qëllimi është hapja e një debati publik në Britani dhe jo imponimi i një vendimi politik. Ajo shtoi se Brexit ka sjellë pasoja negative afatgjata për ekonominë dhe marrëdhëniet me Evropën, ndërsa tani është momenti për të rihapur diskutimet për të ardhmen. Debati vjen në një periudhë të vështirë...
Burimi:
top-channel.tv