Takimi historik Trump–Xi në Pekin! Paralajmërimi për Tajvanin, ceremonia madhështore dhe mesazhet për botën
Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi homologun amerikan Donald Trump se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen në konflikt nëse Uashingtoni menaxhon gabimisht çështjen e Tajvanit. Deklarata u bë gjatë takimit të zhvilluar në Pekin, në një samit që po konsiderohet ndër më të rëndësishmit të viteve të fundit për marrëdhëniet mes Kinës dhe Amerikës. Sipas televizionit shtetëror kinez, Xi theksoi se “çështja e Tajvanit është më e rëndësishmja në marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së”. Ai paralajmëroi se, nëse kjo çështje trajtohet siç duhet, marrëdhëniet mes dy vendeve mund të mbeten të qëndrueshme, por në rast të kundërt mund të ketë përballje serioze mes dy fuqive më të mëdha ekonomike dhe ushtarake të botës. Deklaratat e Xi u bënë publike menjëherë pas përfundimit të...
Burimi:
vizionplus.tv