Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

Tajvani ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke reaguar ndaj komenteve të Kinës pas takimit të të Xi me Trumpin. Ministria e saj e jashtme thotë se “Kina nuk ka të drejtë të përfaqësojë Tajvanin në ngritjen e ndonjë pretendimi në skenën ndërkombëtare”. “Kina ka vazhduar prej kohësh të kryejë aktivitete të ndryshme ngacmimi dhe kërcënime ushtarake në Detin e Kinës Lindore, Detin e Kinës Jugore, Ngushticën e Tajvanit dhe zonat përreth Tajvanit”, deklaroi ministria e Tajvanit. “Edhe ndërsa udhëheqësit e SHBA-së dhe Kinës po takoheshin, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës vazhdoi të dërgonte aeroplanë dhe anije ushtarake për të ngacmuar dhe kërcënuar zonat përreth Ngushticës së Tajvanit”, shtoi ajo. Tajvani deklarooi se “Kina është burimi i vetëm i rrezikut për paqen dhe stabilitetin rajonal aktualisht”....