Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona, anulohen 1,300 fluturime
Kina lindore është vendosur në gatishmëri të lartë për shkak të tajfunit “Dolphin”, i cili pritet të sjellë erëra të fuqishme dhe reshje intensive. Autoritetet kanë nisur evakuime masive në zonat më të rrezikuara, ndërsa më shumë se 1,300 fluturime janë anuluar në dy aeroportet kryesore të Shangait. Tajfuni ka prekur tashmë veriun e Tajvanit, ku periferia e sistemit atmosferik solli reshje të dendura, edhe në kryeqytetin Taipei. Për shkak të përkeqësimit të motit, kompanitë ajrore tajvaneze kanë anuluar gjithashtu fluturime drejt Kinës. Erërat e “Dolphin” kanë arritur shpejtësi deri në rreth 162 kilometra në orë, ndërsa shqetësimin kryesor e përbëjnë reshjet e mëdha që priten në ditët në vijim. Sipas parashikimeve, në disa zona mund të bien nga 200 deri në 400 milimetra shi,...
Burimi:
vizionplus.tv