Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në gatishmëri

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në gatishmëri

Një tajfun i madh dhe i fuqishëm iu afrua një zinxhiri të largët ishujsh në jugperëndim të Japonisë, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë për erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje toke dhe përmbytje në atë që mund të jetë stuhia më shkatërruese e rajonit në vite. Sipas autoriteteve meteorologjike, tajfuni Bavi pritet të kalojë shumë afër Ishujve Sakishima të Japonisë, një zinxhir ishujsh të largët pranë Tajvanit që është pjesë e Prefekturës Okinawa, herët të shtunën në mëngjes. Erërat maksimale të qëndrueshme po arrijnë në 162 km/h dhe banorët vendas në Ishigaki, një nga ishujt në zinxhir, po mbyllin dritaret me shirit ngjitës dhe po varin rrjeta kundër erës nëpër shtëpi dhe dyqane. Kompanitë ajrore anuluan dhjetëra fluturime në rajon. Japan Airlines tha...