Sulmohet në Kanë “Miss Venezuela 2025”, publikon videon me fytyrën e përgjakur, akuzon stilistin e njohur

Sulmohet në Kanë “Miss Venezuela 2025”, publikon videon me fytyrën e përgjakur, akuzon stilistin e njohur

Modelja dhe mbretëresha e bukurisë së Venezuelës Andrea del Val ka tronditur rrjetin pasi publikoi pamje të rënda nga një hotel në Kanë, ku pretendon se është sulmuar fizikisht nga stilisti i njohur Giovanni Laguna gjatë aktiviteteve të Festivalit të Filmit në Kanë. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Del Val shihet me fytyrën e mbuluar me gjak, ndërsa dhoma e hotelit duket e shkatërruar pas përplasjes së dyshuar. Ajo dëgjohet duke thënë në spanjisht: “Shikoni çfarë më bëri Giovanni Laguna”. Sipas mediave ndërkombëtare, mysafirët e hotelit njoftuan policinë pasi dëgjuan britma dhe shenja të një konflikti fizik. Laguna u shoqërua më pas nga autoritetet franceze për t’u marrë në pyetje lidhur me incidentin. Deri tani nuk është konfirmuar nëse ndaj tij janë ngritur...