Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelensky kërkon presion më të madh ndaj Moskës

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelensky kërkon presion më të madh ndaj Moskës

Një sulm i natës me bomba nga Rusia goditi qytetin verilindor ukrainas të Sumyt, ku njëra prej bombave ra pranë një ndërtese banimi. Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. “Kjo është një nga zonat qendrore të qytetit të Sumyt. Është vend ku njerëzit dalin për shëtitje në mbrëmje”, raportoi nga vendi i ngjarjes, pak pas sulmit të vonë të 3 korrikut, korrespondentja e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Alyona Yatsyna. Pamjet nga terreni tregonin vrima të mëdha në ndërtesën pesëkatëshe, ndërsa guvernatori rajonal, Serhiy Kryvosheyenko, njoftoi se disa banorë mund të strehohen përkohësisht në konvikte lokale. Kryvosheyenko tha se në mesin e viktimave ishte edhe një fëmijë. Ai shtoi se gjashtë fëmijë të tjerë, dy prej tyre...