Sulmi rus në Odesa vret të paktën tre persona

Sulmi rus në Odesa vret të paktën tre persona

Të paktën tre civilë u vranë në një sulm ajror rus në qytetin port ukrainas të Odesës, në Detin e Zi, të hënën, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper në Telegram. Kiper tha se gjashtë persona të tjerë ishin plagosur në sulmin që goditi një objekt industrial civil, duke shkaktuar një zjarr. Edhe objektiva të tjerë u goditën, ndërsa kryetari i bashkisë së Odesës, Serhiy Lysak, raportoi gjithashtu dëmtime në infrastrukturën e qytetit. Ushtria ruse konfirmoi sulmet ajrore ndaj objekteve portuale të Odesës. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se u goditën dy anije që transportonin ngarkesa për ushtrinë ukrainase dhe depozita për ruajtjen e karburantit. Ajo gjithashtu pretendoi se objektet portuale në Çornomorsk, menjëherë në jug të Odesës, ishin dëmtuar. Autoritetet ukrainase nuk komentuan mbi këto...