Sulmi ndaj murgeshës në Izrael, indinjatë në mbarë botën: Nuk është rast i izoluar
Ka ngjallur reagime të shumta dhe indinjatë të gjerë videoja që tregon sulmin ndaj një murgeshe katolike franceze, njëherëzi studiuese arkeologjie në Jerusalem. Pamjet filmike treguan një burrë që e ndjek nga pas, e shtyn me forcë në tokë dhe kthehet ta godasë ndërkohë që ajo ishte shtrirë, derisa ndërhyn një kalimtar që e ndalon. Murgesha ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk raportohet të jetë në gjendje të rëndë, por ngjarja menjëherë u interpretua si tregues i tensioneve fetare të shtuara në rajon dhe sfidat për garantimin e sigurisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Jerusalem. Policia izraelite arrestoi një 36-vjeçar në lidhje me ngjarjen, duke deklaruar tolerancë zero ndaj dhunës për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve fetare në Jerusalem. Sulmi ndodhi në malin...
Burimi:
top-channel.tv