Sulmi me thikë në Londër, reagon policia: Ishte akt terrorist, autori me probleme të shëndetit mendor

Sulmi me thikë në Londër, reagon policia: Ishte akt terrorist, autori me probleme të shëndetit mendor

Dy burra hebrenj janë plagosur me thikë në Londër, ndërsa Policia Metropolitane e ka shpallur zyrtarisht incidentin akt terrorist. Sulmi ndodhi në veri të Londrës, ku të plagosurit të moshës 70 dhe 30 vjeç, u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton nëse sulmi kishte në shënjestër qëllimisht komunitetin hebre në qytet. Një burrë 45-vjeçar është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se kreu sulmin dhe më pas u përpoq të sulmonte edhe oficerët e policisë. Ai u neutralizua dhe arrestua nga forcat e rendit. Sipas autoriteteve, i dyshuari ka një histori për dhunë të rëndë dhe probleme të shëndetit mendor. Policia po punon për të përcaktuar identitetin e plotë, përfshirë kombësinë dhe prejardhjen e tij. Zyrtarë të lartë të...