Sulmi me thikë në Londër/ “Fjalët nuk mjaftojnë…”, Netanyahu thirrje Britanisë: Veprime konkrete kundër antisemitizmit
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të ndërmarrë masa konkrete për të mbrojtur komunitetin hebre në vend. Në një deklaratë zyrtare, theksohet shqetësimi për atë që cilësohet si “dobësi” përballë një vale të përsëritur sulmesh antisemitike. “Fjalët nuk mjaftojnë për t’u përballur me këtë fatkeqësi”, thuhet në reagim. Më tej, Zyra e Netanyahut kërkon që autoritetet britanike të veprojnë menjëherë për të garantuar sigurinë e hebrenjve dhe për të vënë përpara drejtësisë autorët e akteve antisemitike. Të mërkurën, dy burra hebrenj u plagosën me thikë në Londër, ndërsa incidenti u shpall akt terrorist nga autoritetet britanike. Sulmi ndodhi në veri të Londrës, ku të plagosurit të moshës 70 dhe 30 vjeç, u dërguan në spital, ndërsa...
Burimi:
top-channel.tv